Vendosni fjalën kyçe....

Irani kërcënon të mbyllë Mesdheun nëse SHBA-ja s’e ndal mbështetjen për Izraelin


Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit ka kërcënuar se do të mbyllë Mesdheun nëse SHBA dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë “krime” në Gaza, sipas mediave iraniane. 

Megjithatë, ai nuk ka shpjeguar se si do të mund të vazhdonte me një veprim të tillë. Irani, i cili mbështet Hamasin, akuzon SHBA-në për mbështetjen e krimeve të Izraelit dhe Teheranit në Gaza, pas fillimit të luftës dhe bombardimeve që kanë marrë mijëra jetë.

“Ata së shpejti duhet të presin mbylljen e Mesdheut (Ngushticës) të Gjibraltarit, si dhe pasazheve të tjera detare,” citoi agjencia e lajmeve Tasnim gjeneral brigade Mohammad Reza Naqdi, komandant koordinues i Gardës Revolucionare të Iranit të thoshte.