Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: 1/3 e Shqipërisë po zhduket, Rama deliron me suksese imagjinare


Duke marrë shkasë nga rënia drastike e popullsisë në vend, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se bonusi i bebeve dështoi plotësisht.

Sipas tij, asgjësimi real i vendit është tek pragu i derës dhe se arsyeja themelore e largimit te shqiptareve është varfëria e shoqëruar me mungesën e ligjit dhe te sigurisë.

Reagimi:

1/3 e Shqiperise po zhduket, Rama, ne paranojë, deliron suksese imagjinare!

E verteta eshte realisht dramatike ne Shqiperi.

30% e Bashkive po zhduken, po shkretohen nga njerezit.

  Gati një e treta e bashkive të vendit rrezikojnë të zhduken nga harta demografike, pasi numri i lindjeve po shkon drejt zeros, ndërsa shtesa natyrore ishte negative në 82% të bashkive në vitin 2021.

  Bonusi i famshem i Bebeve i Rames gjoja për nxitjen e lindjeve dështoi totalisht pasi që nga viti 2019, kur nisi aplikimi i saj e deri më 2022, numri i bebeve u pakësua me 13.5%.

Në vitin shkollor 2010-2011 ishin të regjistruar në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë 782 mijë nxënës dhe studentë, ndërsa në vitin akademik 2022-2023, ky numër u reduktua në 545,222 ose gati 30% më pak sipas të dhënave të INSTAT.

Gjithnje e me pak shqiptare ne Shqiperi.

Shqiperia po zhbëhet shume me keq e me rende se sa edhe ne momentet me te veshtira te historise se saj.

Asgjesimi real i vendit eshte tek pragu i deres dhe faktet jane publike dhe te pakundershtueshem.

Arsyeja themelore e largimit te shqiptareve eshte varferia e shoqeruar me mungesen e ligjit dhe te sigurise.

Rama dhe qeveria brohorasin suksese imagjinare dhe po thellojne tragjedine e Shqiperise.

Edhe ciraket mediatike te supes se qeverise brohorasin suksese pa u skuqur e pa u zverdhur ashtu si kushdo i pafytyre.

Nuk mund te shpetohet Shqiperia nga Rama dhe lukunia e tij qe i bene varrin asaj.