Vendosni fjalën kyçe....

S’ka me dilema, Orges Shehi do drejtojë Partizanin


Orges Shehi do jetë trajneri i ri i Partizanit.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i klubit Arbër Abilaliaj. Ai tha se shumë shpejt do bëhet zyrtarizimi.

“Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti ka që në verë. Ditët në vijim kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin. Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin. Kjo është në aspekt të dytë sepse më e rëndësishme ndeshja nesër. Kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Gesi ishte projekt qe kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj  ditët në vazhdim do ta konkretizojmë.” – tha ai.

Partizani  mban vendin e dytë në renditje megjithatë së fundmi ka hedhur disa hapa fals. në 7 ndeshjet e fundit kryeqytetasit kanë barazuar 6 nedeshje duke i dhënë mundësinë Egnatias që të shkëputet në krye.