Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen diskutimet brenda Këshillit Kombëtar


Këshilli i Kombëtar i Partisë Demokratike po zhvillon aktualisht takimin me dyer të mbyllura për mediat. Nga brenda mbledhjes, gazetari News 24, Osman Stafa, ka zbardhur bisedat midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të pranishmëve.

Pjesë nga diskutimet:

 Flamur Noka: Berisha paraqiti situatën e vendit. Kuvendi miratoi një rezolutë. Kryefjalë është aksioni opozitar ne terren dhe mosbindja civile. Deputetet e kane nisur prej më shumë se 2 muajsh. Liderin e opozitës dhe opozitën synojnë ta likuidojnë. Rruga jonë e vetme është përballja dhe mosbindja civile.

SALI BERISHA: Ky regjim nuk u instalua për pak dite por vit pas viti. Diktatura e re shkeli ligjet dhe procedurën dhe ushtroi vullnetin e një njeriu, njësoj si në kohën e Hoxhës.  Sot jemi para vendimit te rëndësishëm. A do vendosim të përballemi me këtë diktaturë? Nëse po ne duhet te shënojmë një kthesë. Deputetët e shënuan. Rama është diktator. Beteja kundër diktaturës kërkon sakrifica. Një vendim historik i secilit është vendimtar në qëndrimin tonë.

Shoqëritë në diktaturë janë të ndara, ka dhe nga ata që heshtin. Heshtja është gjëja me e çmuar në diktaturë. Te mos bëhemi pjesë e heshtjes. Të guxojmë duke vrarë frikën. Të bëjmë projekte si ta dëmtojmë diktaturën. Rama është armiku më i egër i yni. Jemi në diktaturë. Duhet guxim për çdo akt të mosbindjes civile.

Faktori ndërkombëtar

Në 1990, unë isha në protestën e studenteve. Ato ditë, ndërkombëtar ishte vetëm ambasadori i  Hungarisë. Ju siguroj se mbështetja ndaj nesh përcaktohet nga veprimi ynë. Ne duhet të ndihmojmë veten para se të na ndihmojnë të tjerët. Këshilli Ministrave të BE në raport vendosi pikë të parë dialogun me opozitën. Mbështetjen e ndërkombëtareve e kemi në dorën tonë. Duhen angazhuar të rinjtë. Duhet t’i motivoni ata politikisht. Ky do ishte një ndër sukseset tona më të mëdha. Gratë për shkak të emigracionit janë sot shumice numerike dhe cilësore. Të ftojmë zonjat te behën pjese e betejës sonë. Ju garantoj se ne e rrezojmë narkodiktaturën. Veprimet e Ramës dëshmojnë se ai ka frikë, se rrezohet nga pushteti. Por ne duhet te marrim kthesën, nuk mjafton vetëm  denoncimi.

Osman Stafa nga Durrësi: Situata eshte e veshtire. Si duhet te reagojme ne? Ne duhet te jemi nje. Nese jo PD ka vdekur. Reagimi qytetar eshte me i forte se ne. Demokracia eshte ne piken e vdekjes. Sugjeroj : Reagimi te nise nga deputetet, kryetaret e degeve, Kryesia. Ne duhet te bejme nje harmonizim.

Berisha reagim pas Stafës:

Kam shpreh problemin qe rendi demokratik nuk ekziston më. Por jam optimist sepse ne  PD-në  de fakto  e rithemeluam. Ai proces ndodhi ne kushtet e një presioni. Ne ja dolëm. Nëse kjo nuk do te ndodhte sot PD ( prej Bashës) do ishte ne aleancë me PS-në. Ne duhet të angazhohemi për rrëzimin e diktaturës së dytë.

Sic e rithemeluam PD tani te kalojme ne perballje me diktaturen. Kjo eshte e veshtire por absolutisht e mundshme dhe e suksesshme. Shikoni cfare veprimesh morri Rama nga paniku i opozites se vertete. Tani PD duhet te shpetoje Shqiperine.