Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Anila Basha, përshëndeti në emër të këtij institucioni, 20-vjetorin e Tifozëve Kuqezi.
Në këtë mbrëmje speciale të organizuar në sheshin “Skënderbej”, Basha uroi mbështetësit besnikë të Kombëtares.
Basha teksoi se kurdo dhe kudo të gjendur, ata padyshim janë shndërruar në lojtarin e 12-të për kuqezinjtë.
“Kam një mesazh nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sigurisht për të gjithë ne, ju jeni lojtari i 12-të në fushë. Duam vetëm duartrokitje, përgëzime, këngët dhe banderolat tuaja.
Sa më shumë të ndjeheni ju, aq më mirë luajnë lojtarët në fushë. Energjia kështu siç jeni do jetë ogur shumë pozitiv në Euro 2024. Ne jemi të sigurt në FSHF se ju do të skuqni Gjermaninë”, u shpreh Anila Basha.