Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea pëson humbjen e tetë në Premier League


Chelsea ka pësuar humbjen e tetë sezonale në Premier League.

Blutë e Londrës u mposhtën 2:1 në udhëtim nga Wolves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në elitën e futbollit anglez.

Lemina kaloi vendasit në epërsi në minutën e 51-të, ndërsa deri në minutat shtesë gola më nuk pati.

Në 90+3 Doherty dyfishoi epërsinë e Wolves, kurse tre minuta më pas Nkunku ngushtoi epërsinë.

Me këtë fitore, Wolves tani ngjitet në vendin e 11-të me 22 pikë, aq sa ka edhe Chelsea një vend më poshtë.