Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se qëlloi me armë drejt dy personave në Kamzë, policia në ndjekje të autorit të dyshuar


Një person dyshohet se ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të dy personave në Kamzë.

Policia dyshon se shtetasi J.K 33-vheç ka qëlluar drejt shtetasve I.H, 45-vjeç dhe A.H, 39-vjeç.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar ndërsa policia ka sekuestruar automjetin tip “Golf” të autorit të dyshuar.

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamzë, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.