Një aksident është regjistruar në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një 62-vjeçar. Ngjarja ndodhi orës 09:30, në lagjen “Partizani”.
Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.