Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një shtëpi në Lushnjë


Një shpërthim i dyshuar me tritol raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen 18 Tetori.

Lënda shpërthyese raportohet se është vendosur në shtëpinë e Arben Turkut, i cili jeton në Angli. Kjo shtëpi ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe dy herë të tjera në të shkuarën.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Hera e parë që shtëpia e Turkut ra pre e tritolit ishte më 1 Nëntor të vitit 2022. E dyta ndodhi natën e ndërrimit të viteve, më 31 Dhjetor të 2023-t. Fatmirësisht në asnjë prej këtyre rasteve nuk pati të lënduar, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende deri më sot.