Tirana ka shënuar një fitore të thellë ndaj Egnatias duke shënuar plot pesë herë në portën e rrogozhinasve.
Pjesa e parë përfundoi në avantazh të bardh e bluve me golin e shënuar nga Haxhiu në minutën e 25.
Më pas në pjesën e dytë Latifi dyfishoi shifrat në minutën e 68. Haxhiu më pas shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Tiranën.
Më pas Abazaj shënoi golin e katërt në minutën e 84 ndërsa Latifi në minutën e 87 shënoi golin e pestë dhe të dytin personal.
Në sfidën tjetër, Erzeni mundi në stadiumin “Air Albania” Partizanin me rezultatin 1-2.
Dy golat e fitores për Erzenin u shënuan nga Mihana në minutën e 12’ ndërsa Kahrimanovic në minutën e 44 shënoi golin e dytë.
Për Partizanin golin i cili shërben vetëm për statistika e shënoi Bintsouka në minutën e 54’.
Me këto rezultate, Partizani ndodhet në vendin e dytë me 32 pikë ndërsa kreu mbahet nga Egnatia me 37 pikë.
Tirana në vendin e tretë ka 26 pikë ndërsa Erzeni qëndron në vendin e 8 me 21 pikë.