Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama si Putin, presidenti rus e ka frikë Navalnin edhe nga burgu


Ish-kryeministri Berisha e krahasoi kryeministrin Rama me presidentin rus Putin dhe veten e tij me kundërrshtarin  e kreut të Kremlinit, Navalni.

Në një deklaratë për mediat ai tha se njësoj si Putin ka frikë Navalnin edhe pse ky i fundit ndodhet në  burg, edhe Rama kërkon arrestojë kreun e opozitës në Shqipëri.

Berisha tha se i gjithë procesi për të cilin kërkohet arrestimi i tij nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe se gjithë procesi është bërë përmes shkeljesh të rënda kushtetuese.

“Këto komisione do paraqisnin abuzimet jo vetëmtë thjeshtrës po edhe nënës sësajqëka shumfishuar të ardhurat gjatë këtyre viteve në konflikt interesi. Ajo merr fonde nga donatorë dhe bën projekte me qeverinë. kështu ajo shuan çdo shans për konkurrencë të ndershme.  Rama kërkon të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe opozitare.  Putin këto kohë ka zhdukur  Navalnin se ka frikë se ai do regjistrohet si kandidat për president edhe në burg ku është. Rama bëri të njëjtën gjë, ndaloi regjistrimin e emrit tim si kryetar koalicioni. Me një zinxhir shkeljesh kushtetuerse ka venfosur të dënoje me arresim Sali Berishën, pa asnjë dokument, pa asnjë fakt, pa asnjë provë. Për një proces që është më i ligjshmi që mund të bëhet. Malltezi një nga qindra pronarët ka 410 metra katorë nga viti 1995 deri në vitin 2009. Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në njohjen e kthimin e pronave të klubit Partizani.” – tha Berisha.