Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Është e kapur, nuk ka ndërgjegje profesionale


Berisha tha se gjyqtarja nuk është njëri i lirë pasi është e kapur dhe se ajo nu ka ndërgjegje profesionale.

‘Gjyqtarja nuk ka ndërgjegje profesionale. Gjyqtarja është e kapur, nuk është një njeri i lirë. Natyrisht ajo nuk jep dorëheqjen, iu kërkua dorëheqja asaj, iu dha mundësia. Por ajo faktoi se ajo është njeri fund e krye i kapur për problemet e saj.’- tha Berisha.

 

Berisha u pyet nga ndjekës të tij në rrjetet sociale për protestat e dhunshme në Beograd, ndërsa opozita atje akuzon Presidentin Vuçiç për manipulim të zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale.

Berisha tha se Rama bën më pak zgjedhje të lira sesa Vuçiç.

“Së pari dua të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon vendit, mobokratit, diktatorit të bazuar te bandat, Vuçiçit, padronit të Edi Ramës.

Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj vendit të tyre, ndaj vlerave të lirisë që ata besojnë.

E vërteta është dhe dua të garantoj çdo shqiptar, se Aleksandër Vuçiç nuk bën zgjedhje të lira. Por Edi Rama bën zgjedhje shumë më pak të lira se Aleksandër Vuçiç. Vuçiç dhe Rama përdorin Bjellovukët e tyre, banditët e tyre, përdorin mediat, përdorin rrugë të paligjshme për të kontrolluar votën.

Por Edi Rama këto mjete i ka shumë më të kontrolluara se Vuçiç.

Por çfarë duhet të nxjerrim ne një mësim dhe këtu është e gjithë përpjekja ime me ju të dashur miq dhe çdo qytetar shqiptar?

Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje: a ka zgjedhje me Edi Ramën, dhe nëse i japim përgjigje drejt kësaj pyetje, ne i japim edhe zgjidhjen problemit.

Por nëse ne mendojmë, gabojmë se ka zgjedhje me Edi Ramën, ne veçse bëhemi bashkautorë në një farsë elektorale të shëmtuar. Veçsa firmosim grabitjen e radhës të votës së shqiptarëve nga Edi Rama. Pra, çdo demokrat dhe opozitar, është koha e fundit të shtrojë pyetjen: a mund të bëhen zgjedhje normale me Edi Ramën? Cilido që mendon e garantoj se bën një gabim të rëndë politik të jetës së tij.

Me Edi Ramën, me makinerinë gjigante të blerjes së votës, me makinerinë e frikësimit dhe kontrollit të zgjedhjeve, me ushtrinë e terroristëve të kuq të votës siç janë patronazhistët dhe aktivistët, me gjykatat që kontrollon gjer në palcë, ata që besojnë se zgjedhjet me Edi Ramën mund të fitohen, ata bien në një utopi, ndërkohë që i bëjnë një shërbim të madh Edi Ramës.” tha Berisha.