Vendosni fjalën kyçe....

Dy standardet – Klodian Braho në sistem me të njëjtat akuza si prokurori i shkarkuar Kulluri


Rreth dy vite e gjysmë më parë, organet e drejtësisë së re shkarkuan nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

Ndërsa e kaloi me sukses verifikimin e pasurisë dhe atë të aftësive profesionale, DSIK-ja  dhe ONM-ja shprehën asokohe kritika ndaj prokurorit Kulluri pasi i kishte marrë makinën për të lëvizur nga Shqipëria në Greqi një personi të dënuar për trafik droge në vendin fqinj.

Gjatë seancës në veting, prokurori Kulluri deklaronte asokohe se me blerjen e makinës tip “VW” ishte marrë një person tjetër me iniciale D.Gj, i cili ka mbajtur vlerën 5 mijë eurove si kapar, duke hedhur poshtë pretendimin e DSIK-së dhe ONM-së.

Meqë jemi te kalimi i kufirit greko-shqiptar, pak ditë më parë, biznesmeni Mirel Mërtiri, akuzoi prokurorin e SPAK-ut Klodian Braho se kishte gënjyer në veting pasi kishte udhëtuar drejt Greqisë me makinën e një trafikanti të dënuar në Holandë për trafik droge dhe me trafikantin brenda makinës (Lexo këtu).

Gjatë emisionit “Çim Peka Live” të transmetuar mbrëmjen e 19 dhjetorit, Mërtiri përsëriti më shumë se një herë se bashkë në makinë me Brahon kishte qenë edhe Ervis (Bledar) Gavelli i cili është hetuar e dënuar si pjesë e nje grupi kriminal.

Ai tregoi dokumentin sipas të cilit e kishte kallëzuar në SPAK e ILD fshehjen që Braho i kishte bërë këtij fakti gjatë procesit të vetingut (Lexo këtu).

Sipas kallëzimit të Mërtirit, Braho, Gavelli e dy persona të tjerë kanë kaluar drejt Greqisë më 24 shkurt 2012 me makinën me targa AA 777 AT e cila drejtohej nga prokurori i SPAK-ut, Klodian Braho.

Po kështu sipas kallëzimit, Braho, Gavelli e dy personat e tjerë kanë qëndruar në Hotel Blazer në Athinë e janë kthyer në Shqipëri më 26 shkurt 2012, me makinën që kësaj here drejtohej nga Ervis (Bledar) Gavelli.

Një kalim kufiri me një trafikant të dënuar në makinë, që nuk i ka rënë në sy DSIK-së e ONM-së, gjatë verifikimit të Klodian Brahos në veting. /Hashtag.al