Vendosni fjalën kyçe....

Pronari i fabrikës së ujit në Kosovë dhe bashkëshortja e tij gjenden pa jetë në bjeshkët e Junikut


Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën pa jetë në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta ditën e sotme.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi njoftoi se nuk dihen rrethanat e vdekjes së çiftit të bashkëshortëve por dyshimet janë si pasojë e energjisë elektrike.

Sipas Gashit, rasti ende nuk dihet si ka ndodhur, mirëpo nga informatat e fundit çifti dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike.

“Ende nuk dihen rrethanat e sakta, mirëpo nuk ka të bëjë me bombolë të gazit. Vdekja dyshohet se ka ndodhur si shkak i rrymës, por duhet të presim ende”, tha ai.

Mic Tofaj ishte pronar i fabrikës “Juniku”. Ai e kishte sprovuar vetën edhe në aktrim, kur kishte marrë pjesë në serialin ‘Vendlindja Ime’ në televizionin publik.