Janë riaktivizuar sërish flakët në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.
Flakët fillimisht nisën që në orën 15:40, por në momentin që situata u vu nën kontroll duket se flakët janë riaktivizuar në katin e fundit të qendrës tregtare.
Banorët janë evakuuar nga apartamentet mbi qendër dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në operacion përveç zjarrfikësve u përfshinë edhe forcat e policisë dhe ato të repartit RENEA.