Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet ‘Homeland Justice’, hakerohet faqja e internetit të Parlamentit


 

Është hakeruar faqja e internetit të Parlamentit të Shqipërisë, parlamenti.al dhe Homeland Justice ka marrë përsipër sulmin.

Nëse provoni të futeni në www.parlamenti.al, do t’ju shfaqet njoftimi që kjo faqe nuk mund të aksesohet.

Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” shkruan se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti.

“Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar.