Këtë të martë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie.
Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, teksa gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës.
Ende nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë në seancë.,
Në votimin e seancës të së enjtes, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin e Sali Berishës, i cili është nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”.