Vendosni fjalën kyçe....

Tension në parlamentin e Izraelit, familjarët e pengjeve kundërshtojnë Netanyahun


Teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua parlamentit të hënën, familjet e pengjeve të marra nga luftëtarët e Hamasit ndërprenë fjalimin e tij, duke kërkuar kthimin e sigurt të të dashurve të tyre.

Ndërsa u zotua të kthente pengjet e luftës, Netanyahu pranoi se kjo gjë do të kërkonte kohë shtesë.

Familjet e pengjeve që mbahen nga luftëtarët e Hamasit kundërshtuan Netanyahun të hënën teksa ai iu drejtua parlamentit, duke u zotuar se do t’i sillte robërit në shtëpi.

“Tani tani!” thirrën në kor familjet e pengjeve kur Netanyahu tha se forcave izraelite u duhej “më shumë kohë” për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit në Gaza.

Sipas autoriteteve të Izraelit 129 pengje mbahen ende në territorin palestinez.