Një surprizë e bukur ka gëzuar fëmijët e vegjël të shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT, në Tiranë. Ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë u ka dhuruar fëmijëve dhurata në një mënyrë të veçantë.
Të veshur me kostumin e Babagjyshit, ata realizuan zbritje me litarë dhe u dhuruan fëmijëve dhurata nga dritarja.