Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç akuza opozitës: Sulmi ndaj ndërtesës qeveritare agresion ndaj sovranitetit, kanë dorë shërbimet e huaja


Përpjekja e mbështetësve të opozitës pro-perëndimore për marrjen e ndërtesës së administratës komunale të Beogradit është shkaktuar nga një ndikim i jashtëm dhe kishte për qëllim minimin e sovranitetit të vendit, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një fjalimi të emergjencës kombëtare, sipas Tass.

“Është e qartë se kjo është produkt i shumë kushteve të mëdha gjeopolitike, me ndihmën e të cilave ata po tentojnë të shkatërrojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Serbisë. Ne do ta mbrojmë lirinë serbe pasi është vlera më e rëndësishme. Ne do e mbrojmë pavarësinë, autonominë dhe sovranitetin e vendit tonë”, tha ai.

Sipas Vuçiccit, përpjekja për marrjen e ndërtesës së qeverisë komunale të Beogradit nuk është një revolucion, autoritetet serbe të zbatimit të ligjit janë në kontroll të plotë të situatës.

“Dua t’ju siguroj ju qytetarë serbë se përkundër skenave dramatike nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nuk ka revolucion, ata nuk do kenë sukses dhe ne po përpiqemi të mos dëmtojmë asnjë demonstrues të rastësishëm me një qasje të qetë dhe paqësore”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se shërbimet e huaja të inteligjencës paralajmëruan forcat serbe të sigurisë para kohe për trazirat e afërta dhe synimet e simpatizantëve të opozitës për të kapur ndërtesën e qeverisë së qytetit të Beogradit.

“Kemi disa ditë që paralajmërojmë për faktorin e jashtëm, për atë që po ndodh. Shumë u shtirën si naivë dhe kundërshtuan të dëgjonin apo të shihnin se çfarë po ndodhte. Falënderojmë shërbimet e huaja që e bënë të qartë se e dinin saktësisht se çfarë ishte duke u planifikuar dhe dhanë informacion për shërbimet tona speciale, të cilët u përgjigjën shpejt dhe e dinin saktësisht se çfarë po planifikonin autorët”, tha ai.

Më herët të dielën, mbështetësit e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, të cilët nisën një seri tubimesh pranë ndërtesës së Komisionit Republikan Zgjedhor në qendër të Beogradit mbrëmjen e 18 dhjetorit, u përpoqën të sulmojnë ndërtesën e administratës së qytetit. Protestuesit më herët u mblodhën për një tjetër protestë pranë ndërtesës së Komisionit Zgjedhor.