Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një nga katet e një qendre tregtare në Lushnjë, evakuohen qytetarët


Një qendër tregtare është përfshirë nga zjarri në qytetin e Lushnjës.

Zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës. Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa. Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

 

‘Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.‘- njofton policia.