Avokati Spartak Ngjela është i mahnitur nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani duke parashikuar një të ardhme të suksesshme në politikë.
Ai tha se kreu i SPAK-ut do arrijë të futet në politikë e të ecë para nëse vijon kështu si ka nisur me zbatimin e ligjit.
I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv, ai tha se ka shembuj të shumtë të suksesit në politkë nga ata që kanë luftuar krimin e korrupsionin.
“Po të vazhdojë kështu ai do ketë karrierë të madhe politike. Kështu ka ndodhur. Të gjithë ata që kanë pasur sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë pasur sukses. Prokurori që ka shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar ka shkuar deri në president të SHBA-së. Ai e ka ditur por edhe unë e kam thënë se nëse ai i qëndron strikt ligjit do bëjë karrierë në Shqipëri.” – tha Ngjela.