Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, tregoi planin për strehimin e banorëve të pallatit të përfshirë nga flakët ditën e djeshme.
Kryebashkiakja tha se bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e shkuar në qytetin e Lushnjës.
“Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.