Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama i tmerruar prej meje, i shkatërrova ëndrrën


Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po qeveris në aleancë me bandat. Ai tha në A Krasta Shoë se opozita do ecë në mënyrë të pandalshme drejt fitores. Po kështu kreu i Rithemelimit të PD-së tha gjithashtu se kryeministri Rama është i tmerruar prej tij.

“Edi Rama qeveris mbi bandat. Ka zëvendësuar luftën e klasave me aleancën me krimin si forcë lëvizëze kryesore. E ndiej veten me fat që m’u dha mundësia. Nuk më është dashur kohë si para 30 viteve të marr vendimin tim, Atëherë vendimi ka qenë i gjatë, i vështirë shumë. Kësaj here më gjeti të gatshëm, në llogore. Ky është urdhër i Edi Ramës, i cili është i tmerruar nga Sali Berisha. Unë ia shkatërrova ëndrrën për një Shqipëri pa opozitë, qeverisje pa opozitë. Ai mendon se me këto masa do më impresionojë. Opozita do ecë drejt fitores.” – tha Berisha.