Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mesazh Ramës: S’do mundesh kurrë të caktosh një mercenar si kreun e opozitës


Kreu i Rithemelimit Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama nuk do mundet kurrë të caktojë një mercenar si kreun e opozitës.

Ai tha se gjithçka që po bëhet për ta goditur është me urdhër të kreut të qeverisë ndërsa përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut.

“Nuk mundet kurrë Edi Rama të caktojë një mercenar si kryetar të opozitës. Jamarbër Malltezi nuk ka marrë asnjë favor prej meje. Të gjithë ata kanë marrë nga zhvilluesi i pronës sipërfaqen që kanë pasur ose dëmshpërblimin në lekë. Nuk ekziston asnjë firmë e Sali Berishës sepse nuk kamë punuar për asnjë emër të përveçëm po për të gjithë pronarët.” – tha Berisha.

Ai përsëriti e nuk kryer asnjë shkelje ligji në rastin e privatizimit të ish-klubit Partizani.

Berisha tha se procesi i privatizimit të terreneve kishte nisur gjatë kohës së qeverisë së Fatos Nanos ndërsa ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv në banim ishte bërë nga Edi Rama në vitin 2006 që asokohe ka qenë kryetar bashkie.

Berisha tha gjithashtu se SPAK ka fshehur provat që i janë dorëzuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

“Procesi i privatizimit ka nisur nga qeverisja e Fatos Nanos. Dosja fillon me dorëzimin nga Balla më 1 dhjetor 2020 në SKAP të kallëzimit krejt të rremë. Balla thotë se territory i kluibit u privatizua në një kohë kur pronarët ishin dëmshpërblyer ngha itasalia që kishte privatizer terrenin për të ndërtuar aeroportin. Italianët me dy dekrete, faktohet. kanë bërë rekuizimin dhe pushtimin, bllokim të përkohshëm. Nëse shpronësohet toka ajo mbetet pronë e italianëve.Dekreti i parë është në vitin 1942 dhe një tjetër në qershor 1943 ku thotë se zgjatet edhe 6 muaj rekuizita. Nuk ka qenë kurrë e shpronësuar. Mbi këtë bazë pronarët kanë ërë gjyqe me njëri-tjetrin për të ndarë pronat e tyre. SPAK i ka fshehur shkresat që kemi dorëzuar. Ndryshimi e destinacionit nga terren sportiv në banim në vitin 2006. Edi Rama dhe 12 drejtorët e tij thotë se do jetë zonë urbane. Unë e firmoa dokumentin sepse nuk kisha asnjë bazë ligjore të bëja asnjë veprim të vetëm.” – tha Berisha.