Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sot në GJKKO, shqyrtohet kërkesa për arrest shtëpie


Ditën e sotme është caktuar seanca në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Seanca pritet të jetë e gjatë dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.

Kuvendi miratoi më 22 dhjetor kërkesën e SPAK për heqjen e lirisë të deputetit Sali Berisha duke kërkuar ashpërsim të masës së mëparshme për akuzat për korrupsion për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Prokurorët e SPAK-ut kanë kërkuar arrest shtëpie për Berishën dhe vendimi është tashmë në dorën e gjyqtares Irena Gjoka e cila në seancën e sotme do ballafaqojë palët.