Vendosni fjalën kyçe....

Francë, gjenden pesë trupa të pajetë në një apartament në Paris, i përkasin një gruaje dhe fëmijëve të saj



Pesë trupa të pajetë janë gjetur të pajetë në një apartament në Paris.Viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të moshës nga nëntë muaj deri në 10 vjeç, thonë autoritetet.

Trupat e tyre u gjetën të hënën mbrëma në qytetin francez, Meaux, 40 km (25 milje) nga kryeqyteti francez.  Policia po kërkon babain 33-vjeçar, i cili është ‘në arrati’. Të afërmit dhanë alarmin pasi nuk morën asnjë përgjigje nga familja.  

Një prokuror konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte.  Apartamenti nuk tregoi asnjë shenjë hyrjeje dhe babai i fëmijëve nuk ishte i pranishëm, tha ai.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC.