Vendosni fjalën kyçe....

Goditet me thikë 35-vjeçari në Mamurras. I plagosuri nuk identifikon autorin


Një 35-vjeçar me iniciale T. T është goditur me thikë gjatë natës që lamë pas në Fushë Mamurras, i cili përfundoi në spital.

Policia thotë se ai ka thënë para saj se nuk e dinte kush e kishte qëlluar për shkak të errësirës. Ende nuk dihet nëse 35-vjeçari po fsheh ngjarjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi kanë marrë njoftim se më datë 25.12.2023, në mbrëmje, në Fushë Mamurras, ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), afër banesës së tij, shtetasi T. T., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, shtetasi T. T. ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë shtetasin që e ka goditur me mjet prerës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.