Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratorët, Berisha: Vjedhja e shekullit bëhet gjithnjë e më gjigante, më e shëmtuar, më e rëndë


Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat denoncoi shkeljet për inceneratorin e Tiranës.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se vjedhja e shekullit bëhet gjithnjë e më gjigante, më e shëmtuar, më e rëndë.

“Vjedhja e shekullit bëhet gjithnjë e më gjigante, më e shëmtuar, më e rëndë. Në një intervistë televizive të menaxherit të inceneratorit të Tiranës, pati dëshmi rrëqethëse të cilët u faktuan shqiptarëve mënyrën se si u plaçkitën paratë e tyre nga Erion Veliaj nëpërmjet prestonomeve si Mërtiri, Zoto dhe të tjerë. 

Komentet dhe aspektet e dëshmisë publike të Mërtirit do ua paraqesë para jush, Belind Këlliçi, një nga promotorët më kryesorë të denoncimit të vjedhjes së shekullit.

Por ajo çka mund të them është se Edi Rama, Erion Veliaj, natyrisht jo vetëm ata, janë absolutisht autorët më kryesorë të kësaj vjedhje dhe përdorën për të mbuluar vjedhjen e tyre, Mërtirin, Zoton, Gugalen dhe të tjerët, që natyrisht mbushën edhe ata valixhet me euro, por krijuan kompani pas kompanie me qëllimin e vetëm për të zhdukur gjurmët, për të fshehur vjedhjen e të paktën 110 milionë eurove që janë zhdukur pa nam e nishan nga 128 milionë euro që shkon fatura e derisotme e djegësit të Tiranës. 

Vijnë në dritë të gjitha problemet, për të cilat Erion Veliaj dhe Edi Rama janë ortakët kryesorë në këtë vjedhje.

Natyrisht sot ata kontrollojnë Skapin e partisë, që në një akt kriminal po aq sa është vjedhja, shpall amnistinë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës në dosjen që dërgon në gjykatë për dy persona direkt të Bashkisë së Tiranës dhe urdhër-arreste me të tjerët, që kanë qenë në urdhër-arresti ose në burg. Vjedhja e shekullit nuk do u ndahet kurrë.

Çfarëdo vendimi dhe mase që të marrin, hajdutëve Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani. Tani preferoj të vazhdojë Belindi me ekspozenë e tij, duke komentuar të gjitha aspektet tmerrësisht komprometuese që shprehu për nomenklaturën e qeverisjes së Edi Ramës, Mirel Mërtiri në intervistën e tij dhe ballafaqimin që ai bëri me gazetarin, me Belindin dhe gazetarët e tjerë.”, thotë Berisha.