Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i Shqipërisë reagon për sulmin kibernetik: Kishte synim të fshinte të dhënat


Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj institucionit ditën e djeshme.

Sulmi ka pasur si synim ndërhyrjen në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Kuvendi thotë se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe se po punohet për të zbuluar pasojat që ka sjellë sulmi.

Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.