Vendosni fjalën kyçe....

Paro Laçi akuza Berishës: Po më ndodhi gjë familja ime ia faturon atij, është mësuar të ngrejë kurthe


Ish-presidenti i klubit “Partizani” Paro Laçi tha mbrëmjen e sotme se nëse i ndodh gjë atij si person, familja e tij do ia faturojë këtë Sali Berishës.

Ai e bëri deklaratën gjatë një bashkëbisedimit me gazetarin Sokol Balla në Abc News, ku tha se nuk i ka borxh askujt, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin për shkatërrimin e klubit “Partizani”.

Laçi tha gjithashtu se Berisha është mësuar të ngrejë kurthe.

“Unë e dija që do vinte kjo ditë. SPAK më duket shumë këmbëngulës për të shkuar deri në fund. Nuk munda ta shpëtoj “Partizanin”. Çdo gjë që  të ndodhë personit tim gjithë familja ime ia faturojmnë Sali Berishës se nuk kam borxh ndaj askujt. Berisha është mësuar të ngrejë kurthe. Nuk kam hakmarrje personale. Po të doja rehabilitimin tim personal mund të hyja në pazar me atë person. M’i ofronin lekët e ndërtimet sepse nuk pranoja. Dikur kam denoncuar në prokurori se më jan thy zyrat. Po atëherë prokuroria nuk ndërmerrte asnjë veprim. Rrifte gjoksin Xhim Begeja, Sali Berisha i ka thy zyrat se janë pronat e familjes Berisha.” – tha  Laçi.