Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë e ka kaluar shifrën 10 milionë.
Kryeministri shkruan se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë.
“Lajm i bukur.
Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 milion i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. Gëzuar
*10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”-shkruan Rama.