Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi, nuk raportohen të lënduar


Një shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi u raportua të martën në mbrëmje, sipas autoriteteve në vend. Sipas burimeve, asnjë person nga stafi nuk është lënduar.

“Rreth orës 5:20 ka pasur një shpërthim pranë ambasadës”, tha për Reuters zëdhënësi i ambasadës izraelite, Guy Nir, raportojnë mediat e huaja.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se stafi nuk ishte lënduar pas shpërthimit dhe se autoritetet izraelite po bashkëpunonin me homologët e tyre indianë për të hetuar shkakun e shpërthimit.

Atul Garg, drejtor i Shërbimeve të Zjarrfikësve në Delhi, tha se ata morën një telefonatë duke i informuar për një shpërthim bombe pranë ambasadës.