Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca kundër Berishës në GJKKO


Është shtyrë seanca gjyqësore kundër Sali Berishës në GJKKO.

SPAK kërkoi arrest shtëpie me mbikëqyrjen e policisë.

Seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00.

Ish-kryeministri Sali Berisha u përfaqësua në seancën gjyqësore nga avokatët e tij duke refuzuar pjesëmarrjen.

Avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri.

SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor pas marrjes së miratimit nga Kuvendi duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.