Gjykata e posacme shtyu për nesër vendimin për masën e re të sigurisë për Sali Berishën.
SPAK ka kërkuar arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore për ish kryeministrin që është nën hetim për korrupsion.
Avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e dokumentave ndërsa kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se është shkarkuar si gjyqtare nga Berisha kur ishte president, por në një shkresë që dsiponon ABC News tregon se Berisha e ka riemëruar pas 6 muajsh gjyqtare në Gjirokastër.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ABC News