Vendosni fjalën kyçe....

U dërguan për çështje sigurie në Fier, kthehen në Burgun e Durrësit, Vangjush Dako dhe Alqi Bllako


Mesnatën e dy ditëve më parë, kanë rikthyer në burgun e Durrësit Vangjush Dako, Alqi Bllako, Xhevahir Lita.

Burimet pranë drejtorisë së burgjeve bëjnë me dije se rikthimi i tyre lidhet me masat që pritet të mbahen në gjykatë dhe bëhet për lehtësim të distancës.

Alqi Bllako akuzohet për korrupsion në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, në bashkëpunim me Ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ndërsa Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre që lidhet me lejen e ndertimit të një pallati në kundërshtim me ligjin.