Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas vendimit për vulën: Çështja do e gjejë zgjidhjen pa vonesat e atyre që i tremben forcimit të opozitës


Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës e ka quajtur peng të procedurave juridike çështjen e logos dhe vulës së partisë.

Në reagimin zyrtar thuhet se “çështja do e gjejë zgjidhjen e duhur pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë e ata që i tremben forcimit të opozitës”.

Gjykata e Lartë vendosi sot rikthimin për rishyqrtim në Apel të çështjes në fjalë po me një trupë të re gjykuese.

Sipas saj, vendimi i Apelit më 3 mars 2023 ka lënë vend për cenueshmërinë e tij.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës.” – thuhet në reagimin e PD-së.