Vendosni fjalën kyçe....

Çështja “Gërdeci”, Shkëlzen Berisha paraqitet në Gjykatën e Posaçme


Djali ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, ku do merret në pyetje për çështjen “Gërdeci”.

Shpërthimi i fuqishëm në fshatin Gërdec ku ndodhej fabrika e demontimit të armëve dhe municioneve ndodhi më 15 mars 2008.

Nga shpërthimi u vranë 26 njerëz, mes të cilëve edhe të mitur.

Çështja është në hetim prej shumë vitesh ndërsa lidhur me të po gjykohet ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e kanë dëshmuar ish-zyrtarë të lartë të qeverisë Berisha (2005-2013).