Vendosni fjalën kyçe....

Eurovision 2024, kandidati izraelit vritet në Gaza


Një këngëtar që supozohej të ishte pjesëmarrës i ardhshëm i Izraelit në Eurovizion, ka vdekur duke luftuar në Gaza.

Shaul Greenglick, 26 vjeç, performoi me sukses në “Israel’s Rising Star” më 3 dhjetor, një shfaqje që zgjedh kandidaturën e vendit për konkursin e këngës.

Në të njëjtën kohë ai u regjistrua si rezervist në Forcat Mbrojtëse të Izraelit, duke bërë audicion ndërsa ishte në pushim nga mobilizimi i tij në luftën kundër Hamasit.

I veshur me veshjet e ushtrisë dhe vijat e togerit, ai këndoi një baladë popullore dhe u ndez me dritën jeshile për raundin tjetër në procesin e përzgjedhjes.

Më pas thuhet se ai u largua plotësisht nga shfaqja për të përmbushur detyrat e tij në IDF.

IDF raportoi vdekjen e tij këtë mëngjes, duke deklaruar se ai ishte vrarë në përleshjet me luftëtarët e Hamasit në veri të Gazës dje.