Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur aktori i filmit që mori çmimin Oskar


Lee Sun-kyun, aktor në filmin fitues të çmimit Oskar “Parasite”, u gjet i vdekur të mërkurën në një makinë në Seul, pasi u raportua se ishte zhdukur thanë zyrtarët në kryeqytetin e Koresë së Jugut. Dyshohet se 48-vjeçari kishte kryer vetëvrasje.

Lee, 48 vjeç, i cili luajti kreun e një familjeje të pasur në filmin e vitit 2019, ishte përballur me marrjen në pyetje të policisë tre herë mbi akuzat për përdorim të paligjshëm të drogës në mes të një operacioni antidrogë nga qeveria, me një seancë që zgjati 19 orë gjatë fundjavës.

Aktori kishte thënë se ishte mashtruar për të marrë drogë, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Autoritetet e gjetën Lee pas nisjes së kërkimit për të pas denoncimi se ishte zhdukur. Më herët, duke cituar policinë, Yonhap tha se Lee u gjet në një makinë në një park në Seul, pasi menaxheri i tij i tha policisë se aktori ishte larguar nga shtëpia, duke lënë një shënim të dukshëm vetëvrasjeje. Më parë tha se ngjarjen e kishte raportuar gruaja e tij.

Shkeljet e ligjeve të ashpra të drogës në Korenë e Jugut mund të çojnë në gjashtë muaj burg, ose deri në 14 vjet për shkelësit e përsëritur dhe trafikantët.

Një thriller komedie të errët me regji të Bong Joon-ho, “Parasite” fitoi çmimin Oscar në 2020 në katër kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë, skenarit më të mirë origjinal dhe filmit më të mirë ndërkombëtar, pas gjashtë nominimeve për Oscar.

Lee, i lindur në vitin 1975, kishte role kryesore në filmat e Koresë së Jugut si thrilleri i vitit 2012 “Helpless” dhe “All About My Wife” i vitit 2014.