Një arsenal armësh është gjetur në fshatin Çekrez të Gramshit, konkretisht në kasollen me gurë të shtetasit Kadri Çekrezit aktualisht i vdekur.
Mësohet se disa të rinj kanë gjetur:
- rreth 50 granata dore mbrojtëse
- 17 granata sulmuese
- rreth 30 a 40 granata dore me bisht druri
- një sasi ndezësash te futura ne kuti plastike
- 200 ose 300 fishekë kallashnikovi
- një sasi fishekësh 7.62 mm
Ndërkohë, të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.