Vendosni fjalën kyçe....

“Gjykata e Lartë ka kryer tradhti kombëtare, betejë pa kthim kundër diktaturës” – Mbyllet protesta e Berishës


Ish-kryeministri Berisha tha në përfundim të protestës që u mbajt para Gjykatës së Lartë, se sot do nisë beteja pa kthim kundër diktaturës.

I rrethuar nga mbështetësit para selisë së PD-së, ai tha se institucionet e vendit janë shndërruar në armë të asaj që e quajti diktaturë.

Ai e akuzoi Gjykatën e Lartë se ka kthyer tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit ndërsa tha se protesta e sotme shënon fillimin e betejave.

“Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës. Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para Gjykatës Supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Sot protesta para selisë së krimit, shënon fillimin e betejës kundër kësaj partie, e cila me qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Rama, është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve. Rama kërkon të zhdukë PD-në, por ne do i qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë. Jemi të pamposhtur. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit”, tha Berisha.