Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimin e avokatëve për Hartën e re Gjyqësore


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për hartën e re gjyqësore aq shumë e kontestuar.

Harta e re gjyqësore u miratua më 21 korrik të vitit të shkuar, ku veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit, në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.

Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.