Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë ankimimin e shoqatës së avokatëve për hartën e re gjyqësore.
Vasili e cilëson vendimin e Kushtetueses “lajthitje me regji, kundër qytetarëve dhe pro qeverisë”.
Vasili u shpreh se brenda dy ditësh GJK ka “shfaqur dy fytyra”, duke përmendur ankesën e një qytetareje të cilës i është zvarritur gjykimi për 5 vite dhe është një nga 109 mijë rastet që presin gjykim.
Ai shtoi më poshtë se GJK në momentin që duhet të kryente misionin e saj në ndihmë të qytetarëve për hartën e re gjyqësore, e cila sipas tij cenon aksesin e qytetarëve për drejtësi, u vendos në krah të qeverisë duke legjitimuar këtë hartë.
Sipas tij Gjykata Kushtetuese është kthyer në një “zorrë qorre” të qeverisë dhe vendimet e saj i cilësoi si “greminda juridike dhe morale të padëgjuara”.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese sërish “lajthitje” me regji, kundër qytetarëve dhe pro qeverise!
Gjykata Kushtetuese po përjeton ditët më të shëmtuara të saj dhe partizanlleku rilindas e ka shndërruar në një të lajthitur mjerane, por të lajthitur totalisht me regji ama.
Brenda dy ditësh Gjykata Kushtetuese shfaq dy fytyra njëra me shëmtuar se tjetra.
Një ankesë të një qytetareje që i zvarritet gjykimi për pese vjet në apel dhe që është një nga 109 mije çështjet që presin gjykim Gjykata nuk i jep asnjë zgjidhje ndonëse pohon se:
“Gjykimi përtej afatit të arsyeshëm, bazuar vetëm në faktin se shteti ka dështuar të marrë masa efikase”.
Ky konstatim i Gjykatës është njëlloj si i ndonjë OJF që bën ndonjë vëzhgim pa dhënë as më të voglën zgjidhje.
Ndonëse Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka shteruar kohë më parë në vendimin e saj për çështjen “Bara dhe Kola” që në korrik të këtij viti si dhe ka dënuar shtetin shqiptar me gjobë 2300 euro për vonesat në dhënien e drejtësisë.
Gjykata Kushtetuese në momentin që sërish mund të kryente misionin e saj në ndihmë të qytetarëve
Ankimin e Shoqatës së Avokatëve për Hartën e re Gjyqësore.
Kjo Hartë Gjyqësore abuzive cenon rëndë aksesin e qytetareve për drejtësi.
Gjykata Kushtetuese sërish vendoset neveritshëm në krah të Qeverisë dhe kundër qytetarëve dhe rrëzon ankimimin duke legjitimuar këtë Hartë Gjyqësore që dëmton qytetarët.
Anulimi i kësaj harte gjyqësore mafioze do t’i hapte rrugën përmirësimit të detyruar të situatës, kur vetë Kushtetuesja ka pranuar se 109 mijë dosje të pashqyrtuara janë një skandal i frikshëm me pasoja shumë serioze.
PËRFUNDIM:
A është vallë kaq e ” lajthitur” Gjykata Kushtetuese?
Jo jo nuk është aspak e tillë.
Arsyeja e vetme është se ajo është kthyer në një zorre qorre të Qeverisë ndaj edhe vendimet e saj janë gremina juridike dhe morale te padëgjuara.
Kjo Gjykatë Kushtetuese për kapjen dhe nivelin mizerabël të saj duhet t’ia ketë zili edhe Gjykatës më të fundit të rrethit në Shqipëri.
De facto Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, por vetëm një zyrë shtesë të Qeverisë në Kushtetuese.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese individualisht do të kujtohen gjatë si ca qënie të mjera që pranuan të bëjnë edhe idiotin për ca lekurina dhe favore të një qeverie mafioze të cilës ju shitën këmbë e kokë.