Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Shkëlzen Berisha asnjë lidhje me mua në procesin për Gërdecin


Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha sot se Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me të në procesin për “Dosjen Gërdeci”.

Pas daljes nga Gjykata e Posaçme ai tha për mediat se duhen thirrur të gjithë dëshmitarët të cilët duhet të thonë të vërtetën.

“Eshtë e domosdoshme të thirren dëshmitarët. Edhe ata që nuk ndodhen brenda vendit ka mënyra për të dëshmuar. Bëj thirrje në emër të të vërtetës që gjithsecili të flasë dhe të tregojë të vërtetën siç është. Duhet të rithirren personalitetet ushtarake. Duhet të thirren edhe ministrat që kam kërkuar të thirren. Përndryshe do të ecim me konceptin e vjetër që ushtria është partia. Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me mua në këtë proces. Në qoftë se do kishte, kishte mënyrë tjetër procedimi. Kam vlerësim maksimal për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes. E kërkova edhe në gjykatë që deklarimet që kanë bërë në gjykatë të konsiderohen dhe e vërteta të provohet përmes dëshmive të tyre. është në interesin e tyre që të deklarojnë qëndrimin e tyre përpara kësaj gjykate.” – tha Mediu.