Vendosni fjalën kyçe....

Shkëlzen Berisha: Teatër politik, Bumçin e Mediun i kam pasur miq, Delijorgjin e kam njohur si sipërmarrës


Shkëlzen Berisha tha pas daljes nga Gjykata e Posaçme ku shkoi të dëshmojë për çështjen Gërdeci se me ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi është teakuar vetëm për çështje elektorale.

Lidhur me bisedat me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu ditën e shpërthimit në Gërdec ai tha se kishte folur me tëpër çështje personale.

Po kështu ai akuzoi prokurorinë se po përdoret për qëllime politike lidhur me kërkesën e saj për arrestimin e të atit.

““Jua kam thënë dhe para një viti. Takimet kanë qenë në lidhje me natyrën personale, politike dhe lidhje të tjera. Jo për këtë çështje. Delijorgji përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës. Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë. Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para një viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla dhe pasi i kishin dhe sot. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju.” – tha Shkëlzen Berisha.

Ai e quajti teatër politik atë që po ndodh duke thënë se në mëngjes thirret ai ndërsa në drekë babai i tij.