Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani, ndër sa e cilësoi këtë të fundit një majtist të pakorrigjueshëm.
“Fakti që zoti Dumani ka pasur një çështje të veçantë, ky copëtim është copëtimi i lotëve të panumërta. Edi Rama jepte leje ndërtimi, e them me fakte. Nëse pallati ishte me 4 shkallë, ose hyrje, ai jepte një leje për 2 hyrje dhe një leje për 2 të tjera, në mënyrë që të vilte sa më shumë gjoba 3%-ce.
Nga rrugët kryen dhe SPAK me dosjet. E merr dosjen dhe ia jep një Millonait, e tjetrit. Kjo është praktika se si të gjobiten më rëndë. Kjo është në praktikën e Ramës. Arsyet që e bëjnë këta është se nuk guxojnë që qeverinë e partisë së tyre, pasi ju kam thënë se Duamni është majtist i pakorrigjueshëm.
Ai nuk pranon që partia e qeverisë së tij të shpallet organizatë kriminale. E merr në zhvillim në tërësi, për çdo njeri normal, kryetar ka Edi Ramën, zv. ka Agaçin, dhe Veliajn, e me radhë. Por kjo nuk mund të ndodhë. Partia e Rilindjes nuk mund të jetë organizatë kriminale për të, ndaj e copëzoi. Është sistem gjobitjesh në rrugë.
Po të merrni Erionin dhe Beqajn më rëndë është kryebashkiaku. Se doli një gjyqtar i ndershëm dhe tha se ky nuk mund t’i shpëtojë firmave (Për Beqajn). Spak është një institucion politik zhvatës, gjobëvënës, që përdoret për instrumente për gjoba nga Rama. Kujt i thotë hetim ai?
Atë që i dhanë amnisti Beqajt për herë të dytë?! Fakti është se është e pakonceptueshme që të arrestosh Fushën dhe Zimixhiun, që i ka ndenjur si xhelat për të firmosur.”, tha Berisha.