Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Alla do kryejë 2 vite burg.
Alla dhe 8 ish-zyrtarë të Bashkisë Bulqizë po gjykoheshin për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një projekt për ujësjellësin e ri të një lagjeje të qytetit.
Ai u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre ish-zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.
Alla u akuzua se në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.