Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan ashpërson akuzat ndaj Netanyahut


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk është i ndryshëm nga Adolf Hitleri, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke dënuar fushatën e Izraelit në Gaza.

Erdogan e bëri sulmin e ri diplomatik ndaj Netanyahut të mërkurën kur ai mbajti një fjalim hapjeje në një ceremoni çmimesh në Ankara. Jeruzalemi Perëndimor tani ka “kampet naziste” të tij ku mbahen palestinezët, tha presidenti, duke lënë të kuptohet se fushata në Gaza ishte po aq e keqe – ose edhe më e keqe – sesa Holokausti i kryer nga Gjermania naziste.

“Ne kemi parë kampet naziste të Izraelit. Si ndodh kjo? Ata flisnin keq për Hitlerin, por tani nuk janë aspak ndryshe nga Hitleri?” deklaroi Erdogan.

“Ata do na bëjnë të na marrë malli për Hitlerin. A është ajo që po bën ky Netanyahu më pak se ajo që bëri Hitleri? Nuk është.” – shtoi Erdogan.

I vetmi ndryshim i vërtetë midis Hitlerit dhe kryeministrit izraelit është mbështetja e gjerë nga Perëndimi për Netanyahun dhe fushatën e tij kundër Hamasit, pohoi lideri turk.

“Ai është më i pasur se Hitleri; ai merr mbështetjen e Perëndimit. Të gjitha llojet e mbështetjes vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Dhe çfarë bënë ata me gjithë këtë mbështetje? Ata vranë më shumë se 20,000 banorë të Gazës”, theksoi ai.

Presidenti i Turqisë ka kërkuar prej kohësh ta portretizojë veten si një mbrojtës i palestinezëve, duke kritikuar vazhdimisht politikat izraelite. Erdogan e rriti në mënyrë të ashpër retorikën e tij mes konfliktit të vijueshëm në Gaza, që shpërtheu si pasojë e sulmit nga grupi militant palestinez Hamas në Izraelin jugor më 7 tetor.

Vërejtjet e reja, ndoshta ato më armiqësore të prodhuara nga Erdogan deri më sot, kanë nxitur një përgjigje nga Netanyahu. Kryeministri izraelit hodhi poshtë kritikat, duke treguar me gisht veprimete Erdoganit dhe akuzat për kryerjen e gjenocidit në Turqi dhe më gjerë.

“Erdogani, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, i cili mban një rekord botëror për burgosjen e gazetarëve që kundërshtojnë sundimin e tij, është personi i fundit që mund të na predikojë moralin”, tha Netanyahu.