Vendosni fjalën kyçe....

Finlanda do “e hajë” e para nëse tensionet Rusi-NATO përshkallëzohen – Diplomati rus


Finlanda do të jetë vendi i parë që do vuajë pasojat në rast të një përshkallëzimi të tensioneve midis Rusisë dhe NATO-s për shkak të afërsisë së saj me të parën, citoi agjencia e lajmeve RIA të enjten një diplomat të lartë rus.

Finlanda iu bashkua NATO-s këtë vit pasi mbajti një status asnjanës për shumë dhjetëvjeçarë, një lëvizje e cila Rusia thotë se e ktheu Helsinkin në një aktor armiqësor sipas pikëpamjes së saj.

“Ata kishin jetuar të qetë dhe në paqe dhe papritmas përfunduan mes Rusisë dhe NATO-s si anëtare e asaj aleance, por duke qenë se ata janë fqinjët tanë, nëse, Zoti na ruajt, do ketë ndonjë përshkallëzim, ata do jenë të parët që do vuajnë”, tha për RIA-n Mikhail Ulyanov, prfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Rusia e paralajmëroi Finlandën këtë muaj lidhur me një marrëveshje të re mbrojtjeje që i jep Shteteve të Bashkuara qasje të gjerë në afërsi të kufirit finlandez me Rusinë.